Sulm izraelit në Bejrutin, qindra të plagosur, mes tyre ambasadori i Iranit në Liban

Qindra njerëz u plagosën këtë të martë nga një sulm izraelit që synonte pajgerët (mjete komunikimi) e anëtarëve të grupit Hezbollah. Siç shkruan

Shtator 17, 2024 - 17:45
 0
Sulm izraelit në Bejrutin, qindra të plagosur, mes tyre ambasadori i Iranit në Liban

Qindra njerëz u plagosën këtë të martë nga një sulm izraelit që synonte pajgerët (mjete komunikimi) e anëtarëve të grupit Hezbollah.

Siç shkruan CNN, ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani, ishte një prej të plagosurve në Bejrut. Ai ka marrë dëmtime të lehta dheë aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ministria e Shëndetësisë së Libanit i ka kërkuar qytetarëve të pajisen me pagera që t’i hedhin dhe paralajmëron spitalet që të jenë në gatishmëri të lartë.

Shpërthimet prekën disa zona në Liban, veçanërisht periferitë jugore të Bejrutit, sipas Forcave të Sigurisë së Brendshme të Libanit.

Ushtria izraelite, e cila është përfshirë në sulme me Hezbollahun që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, tha se nuk do të komentonte incidentin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.