Përfshihet nga flakët parlamenti në Rumani, 300 persona ndodheshin në ndërtesë

Parlamenti në Bukuresht, Rumani është përfshirë nga një zjarr. Ka qenë një person, i cili ka vënë flakën ndërtesës, teksa ndodheshin 300 persona.

Shtator 17, 2024 - 18:10
 0
Përfshihet nga flakët parlamenti në Rumani, 300 persona ndodheshin në ndërtesë

Parlamenti në Bukuresht, Rumani është përfshirë nga një zjarr.

Ka qenë një person, i cili ka vënë flakën ndërtesës, teksa ndodheshin 300 persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.

Sipas mediave të huaja, një burrë i moshës 60-65 vjeç ka ndezur zjarr në ambientet e ndërtesës së parlamentit rumun. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë shuar flakët. Autori i dyshuar i ngjarjes ka arritur të arratisej nga vendngjarja.

Policia po punon për kapjen e të dyshuarit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.