Champions League, Interi me probleme përballë City-t

Federiko Dimarko nuk ia ka dalë të rikuperojë për ndeshjen ndaj Manchester City e si rrjedhojë do të jetë mungesa e madhe e

Shtator 17, 2024 - 19:10
 0
Champions League, Interi me probleme përballë City-t

Federiko Dimarko nuk ia ka dalë të rikuperojë për ndeshjen ndaj Manchester City e si rrjedhojë do të jetë mungesa e madhe e Interit në takimin e nesërm në Ligën e Kampioneve.

Në stërvitjen e sotme mbrojtësi nuk është stërvitur dhe është lënë plotësisht pushim ndërsa më vonë Inzagi nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin ndaj rivalëve për trofeun.

Përveç tij, Interi përballet me një tjetër mungesë të papritur pasi ditën e sotme ka humbur edhe një prej sulmuesve.

Marko Arnautoviç është zgjuar me temperaturë dhe nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Manchester City, meqë nuk është stërvitur dhe nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Anglisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.