Kërkesat e Vuçiç, reagojnë Kurti dhe Osmani: Pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sa i përket shtatë kërkesave që ka paraqitur presidenti seb, Aleksander Vuçiç. Ai tha se kërkesat

Shtator 17, 2024 - 19:10
 0
Kërkesat e Vuçiç, reagojnë Kurti dhe Osmani: Pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sa i përket shtatë kërkesave që ka paraqitur presidenti seb, Aleksander Vuçiç.

Ai tha se kërkesat e Vuçiç janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja.

“Ndërkaq, ato kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, tha Kurti.

Gjithashtu në lidhje me kërkesat e Vuçiç, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo shprehet se kërkesat që ka paraqitur presidenti serb nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën.

Osmani akuzoi Vuçiç se po punon në prapaskenë për destabilizim të rajonit dhe rikthim në vitet e 90-ta. Sipas saj, në asnjë moment president serb nuk është i interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

Kërkesat e Vuçiç:

Më 14 shtator, Vuçiç bëri thirrje për ri-integrimin e serbëve në veri në institucionet e Kosovës, duke kërkuar, ndër të tjera, shpallje të zgjedhjeve të reja lokale në veri, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në sistemin gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut. Ai gjithashtu njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje për rikthimin e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.