Një herë pro Sandrit, gjithmonë pro dhëndërit

Nga Mero Baze Në dosjen e SPAK për Sali Berishën ka disa detaje që tregon se si Berisha përdorte ndryshimet ligjore duke krijuar standarde të ndryshme për pronarët që kërkonin pronat dhe po ashtu standarde të ndryshme për privatizimin e tyre me lek apo bono privatizimi. Dy janë rastet më tipike, ku vet Sali Berisha […]

Shtator 17, 2024 - 19:30
 0
Një herë pro Sandrit, gjithmonë pro dhëndërit

Nga Mero Baze

Në dosjen e SPAK për Sali Berishën ka disa detaje që tregon se si Berisha përdorte ndryshimet ligjore duke krijuar standarde të ndryshme për pronarët që kërkonin pronat dhe po ashtu standarde të ndryshme për privatizimin e tyre me lek apo bono privatizimi.

Dy janë rastet më tipike, ku vet Sali Berisha është angazhuar personalisht duke folu dhe në dy mbledhje qeverie për ndryshime ligjore në favor të Jamarbërit, një herë për të privatizuar klubin dhe më pas për ta blerë atë me letra me vlerë që praktikisht ishin 6 deri 10 për qind e vlerës reale.

Rasti I parë është ndryshimi i ligjit për Sportet dy herë radhazi. Herën e parë për të penguar familjen Hysa të merrte Kinostudion si pronare se I duhej Frangaj, dhe pas disa muajsh për të penguar Klubin Partizani të mbante Klubin se I duhej Jamarbërit.

Ligji I sporteve ka ndryshuar papritur në tetor 2007, ku neni 31 ndryshohet duke theksuar se “objektet sportive jepen me koncesion me kusht që të mos e ndryshojnë destinacionin” në përputhje me ligjin nr. 9663 të datës 18 dhjetor 2006, “për koncesionet…”. Nga ana tjetër ky ligj në nenin 4, “Fusha e zbatimit të koncesioneve”, përcakton si fusha të zbatimi dhe sportin kulturën arsimin…. etj.

Pra ky ndryshim ligjor I 2007, u jepte përparësi qiramarrësve të institucioneve kulturore apo sportive dhe ndalonte privatizimin e tyre nga pronarët. Dhe këtu fitoi Frangaj kundër Familjes Hysa

Ky ndryshim ligjor I ndalonte ata të merrnin pronën e tyre dhe i hapte rrugë Frangaj të mbante kontratën me Kinostudion.
Pasi Frangaj mbaroi punë me familjen Hysa, Berisha e ndryshoi ligjin tani në favor të pronarëve që ishte dhndëri I tij.

Kështu në Qershor të vitit 2008, Pango përsëri propozoi që neni 31 të ndryshonte dhe tani të shtohej se kur kishte pretendime pronarësh ata mund ta privatizonin dhe ta ndryshonin destinacionin, siç I interesonte familjes Berisha.

Ky është dhe ai momenti kur Berisha është vet aktiv ne mbledhje dhe I del zoti ndryshimit .

Pra që ta kuptojmë më qartë, brenda një viti, qeveria ndryshon një nen të ligjit sipas hallit të njerëzve të saj.

I duhej të mos ja jepte kinostudion familjes Hysa e ndaloi me ligj derisa sa mbaroi punë Frangaj me privatizimin. Pastaj e ndryshoi prap derisa mbaroi punë familja Begeja me klubin Partizani.

Rasti i dytë flagrant është ligji I letrave me vlerë.

Në dhjetor të vitit 2008 në një mbledhje qeveria, vet Sali Berisha përsëri aktiv personalisht, ka mbrojtur privatizimin e objekteve me 80 për qind letra me vlerë dhe 20 për qind me lek.

Gjatë gjithë mbledhjes së qeverisë Sali Berisha ka qenë mbrojtësi i flakt i këtij ndryshimi, ka nxitur Ritvan Boden ta shpall atë si sukses të qeverisë ndaj pronarëve dhe ka falënderuar Rulin për “iniciativën”.

Kështu familja Begeja dhe ortakët e paguajnë Klubin Partizani me bono privatizimi në shumën afërisht 100 milion lek të vejtra, që po ta llogarisësh se bonot I blenin me 6 deri 10 për qind I bie ta kenë blerë gjithë klubin Partizani me rreth 800 mij lekë.

Por i njëjti kryeministër, i cili e shpalli atë ndryshim qeverie në favor të vajzës si sukses të madh të qeverisë së tij, disa muaj më vonë, më 1 Korrik 2009, kur akoma nuk e dinte a do të ishte më kryeministër, e ndryshoi prape ligjin me VKM 738 datë 1 korrik 2009 duke I hequr bonot e privatizimit nga blerja e objekteve qprivatizoheshin, duke theksuar se 30 ditë pas vendimit blerësi duhet ta blente objektin vetëm me lek në dorë.

Pra pasi mbari punë Jamarbëri, të tjerët nuk mund ti blenin më me bono privatizimi.

Do të mjaftonin këto dy raste, kur VKM ndryshohen sipas halleve të personave të lidhur me Sali Berishën dhe kur në të dyja rastet Berisha është vet aktiv në favor të familjes së vet, që ai të konsiderohet si I akuzuar për korrupsion aktiv, pasi ka udhëhequr me vetdije ndryshime ligjore në favor të vajzës së tij dhe ka diskriminuar shtetasit e tjerë të Republikës në raport me vajzën e tij apo njerëzit e afërt me të politikisht.

Asnjëherë nuk ka qenë pro pronarëve se po të ishte nuk do tia jepte Kinostudion Frangajt para Familjes Hysa të cilës i ishte njohur. Ishte vetëm me vajzën e tij në rastin e Klubit Partizani.

Asnjëherë nuk ishte me pronarët për ti favorizuar me bono privatizimi. Ishte vetëm me vajzën e tij për disa muaj sa mbaroi punë dhe e riktheu përsëri me lek në dorë.

Është thjeshtë një kryeministër që e ka kthyer shtetin në argatë të familjes së tij, e cila tani hallin më të madh ka si të justifikoj vilat nga Hungaria deri në Bruksel gjermani e Hollandë dhe si mbi të gjitha si të na mbushi mendjen të gjithëve, se ato i meritojnë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.