“Kosova, vend sovran dhe pavarur”, Vjosa Osmani: Masat e Vuçiçit nuk kanë asnjë rëndësi për ne! Qëllimi i Beogradit, destabilizimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesat dhe masat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën dhe se qëllimi i tij është destabilizimi i rajonit. “Vuçiç duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran dhe pavarur, me institucione legjitime dhe demokratike të cilat marrin vendime […]

Shtator 17, 2024 - 19:30
 0
“Kosova, vend sovran dhe pavarur”, Vjosa Osmani: Masat e Vuçiçit nuk kanë asnjë rëndësi për ne! Qëllimi i Beogradit, destabilizimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesat dhe masat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën dhe se qëllimi i tij është destabilizimi i rajonit.

“Vuçiç duhet të kuptojë një herë e përgjithmonë se Kosova është vend sovran dhe pavarur, me institucione legjitime dhe demokratike të cilat marrin vendime për të gjithë qytetarët dhe çdo cep të Kosovës. Kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër të cilat nuk bëhen në mirëbesim dhe nuk e kanë asnjëherë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm e vetëm interesat destabilizuese të Serbisë s’kanë rëndësi për Kosovën. Për më tepër unë jam e bindur se presidenti serb nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si kërkesa. Ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në institucione të Republikës së Kosovës. Unë jam e bindur se kur Vuçiç flet për rikthimin e serbëve në polici, gjyqësi, parlamentar dhe të tjera ai në fakt po i prezanton këto si fjalë e retorikë për të hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjanë në të vërtetë. Që janë përpjekjet e tij të qeverisë së tij, ushtrisë së tij në trajtimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare që kanë qëllim vetëm dhunën… Në asnjë moment nuk e besoj se Vuçiç është interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës”, tha ajo.

Megjithatë, Osmani tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në lidhje që të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë në përputhje me procedurat e ligjshme të jenë në të gjitha institucionet e Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.