“Stuhi dhe përmbytje”, Italia preket nga moti i keq! Jepet alarmi dhe në Ballkan, a preket Shqipëria?

Fundjavën që lamë pas një stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshiu pjesën më të madhe të Europës qendore dhe lindore, duke shkaktuar

Shtator 17, 2024 - 20:40
 0
“Stuhi dhe përmbytje”, Italia preket nga moti i keq! Jepet alarmi dhe në Ballkan, a preket Shqipëria?

Fundjavën që lamë pas një stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshiu pjesën më të madhe të Europës qendore dhe lindore, duke shkaktuar 21 viktima si dhe shumë dëme materiale.

Më të prekura ishin Rumania, Polonia, Republika Çeke dhe Austria.

Por alarmi tashmë është dhënë edhe në Itali.  Sipas Shërbimi Meteorologjik italian orët në vijim do të jenë mjaft delikate, pasi priten reshje të forta shiu sidomos në bregun verior të Emilia-Romagna në jug ekstrem të vendit.

Ndëkrohë edhe autoritetet në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki po paralajmërojnë gjithashtu për përmbytjet në ditët e ardhshme.

Edhe në Shqipëri priten reshje orët në vijim, por nuk ka asnjë alarm.

Përmbytje të konsiderueshme u shkaktuan nga stuhia Boris, e cila solli sasi të mëdha shiu dhe bore gjatë fundjavës. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.