Nisje perfekte e Champions League, Juventus thyen PSV-në në Torino

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Champions League. “Zonja e Vjetër” triumfoi 3-1 ndaj PSV, në ndeshjen e mbajtur në Torino. Vendasit treguan se kush janë të zotët e shtëpisë që pas 30 minutash lojë, duke realizuar dy herë me Yldiz dhe McKennie. Në fillimin e pjesës së […]

Shtator 17, 2024 - 21:05
 0
Nisje perfekte e Champions League, Juventus thyen PSV-në në Torino

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Champions League. “Zonja e Vjetër” triumfoi 3-1 ndaj PSV, në ndeshjen e mbajtur në Torino.

Vendasit treguan se kush janë të zotët e shtëpisë që pas 30 minutash lojë, duke realizuar dy herë me Yldiz dhe McKennie. Në fillimin e pjesës së dytë, argjentinasi i afruar në merkaton e verës, Nico Gonzalez thelloi akoma më shumë shifrat. Mysafirët nga Holanda u përpoqën që të riktheheshin në lojë, por e patën të pamundur. Goli i nderit erdhi në fund nga Saibari.

Në ndeshjen tjetër, në Zvicër, anglezët e Aston Villa mundën 0-3 Young Boys, me golat e Tielemans, Ramsey dhe Onana.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.