“Kemi bërë s*ks në kishë! Kam foto intime me të”, ish-e dashura akuzon priftin në Lushnjë: Më dhuroi unazën e të ëmës! Gruaja e tij…

ë Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka patur një lidhje jashtëmartesore me priftin prej 5 vitesh, por që tani e ka ndërprerë. Ajo e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo […]

Shtator 17, 2024 - 21:15
 0
“Kemi bërë s*ks në kishë! Kam foto intime me të”, ish-e dashura akuzon priftin në Lushnjë: Më dhuroi unazën e të ëmës! Gruaja e tij…

ë Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka patur një lidhje jashtëmartesore me priftin prej 5 vitesh, por që tani e ka ndërprerë.

Ajo e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo ka prishur familjen e saj duke u ndarë nga burri dhe fëmijët.

“Më premtoi se do jetonte me mua, madje më ka dhuruar edhe unazën e mamasë së tij. Disa herë kemi kryer marrëdhënie seksuale edhe brenda në kishë në dhomën e rinisë dhe ai ka qenë me rrobat e priftit”, tregon Pranvera.

Pranverën gjatë denoncimit të saj e shoqëronte edhe ish-bashkëshorti i cili e njeh Arben Koçin ose siç njihet me emrin e pagëzimit Arkip Koçi.

“Nuk e kisha kuptuar lidhjen e tyre, por shihja që Pranvera gjente çdo lloj justifikimi të mundshëm që të shkonte në Lushnje”, tregon ai.

Arkip Koçi është prift në Kishën Orthodhokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje. Vend të cilin Pranvera e përmend që është përdhosur nga figura e priftit, pasi brenda në kishë kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Po si nisi historia e tyre?

“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj tregon se ajo mundohej gjatë kësaj kohe të organizonte shumë dreka darka familjare ku ishte i pranishëm prifti dhe se shpesh i thoshte se po komunikonte në internet me të, por që e kishte vetëm shok.

Edhe pse më vonë familjet respektive e kishin zbuluar lidhjen e fshehtë të priftit me Pranverën dhe aty filluan edhe kërcënimet sipas denoncueses.

“Familjet tona e morën vesh, madje gruaja e atij dhe fëmijët më shkruanin mesazhe kërcënuese që ndahuni , por ne nuk u ndamë”, tregon Pranvera.

Zonja vuri në dispozicion të Fiksit disa foto intime të sajat. Këto foto janë shkëputur nga momente të marrëdhënies së tyre intime në disa video live me priftin Arkip Koçi.

Fiksi iu drejtua kishën në Lushnje ku gjeti priftin Arkip Koçi. Bashkë me Pranverën ata patën një ballafaqim ku denoncuesja i përmendi çdo gjë të historisë së tyre, por edhe marrëdhëniet seksuale që kishin patur në shtëpinë e Zotit.

rifti Koçi mohoi gjithçka dhe tha se e ka vetëm shoqe asgjë më shumë. I vënë përball fotove seksuale që Pranvera i vuri në dispozicion Fiksit, prifti u justifikua se ato ishin fotomontazh.

“I ka marrë fotot nga meshat që unë kryej dhe i ka vënë me atë përmbajtje intime”, shprehet prifti. Ndërsa për mesazhet që i kishin dërguar familjarët e tij Pranverës në Facebook duke e kërcënuar atë të largohej prej priftit, nuk dha asnjë përgjigje.

Pranvera pohoi për Fiksin se kishte denoncuar marrëdhënien e saj me priftin edhe në Mitropolinë e Fieri, por që nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

Fiksi kontaktoi me Mitropolinë e Fierit ku imzot Nikolla Hyka tha se e kanë kanë pezulluar nga puna priftin Arkip Koçi./TCH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.