Lukashenko: Një sulm ndaj Bjellorusisë do të thotë Luftë e Tretë Botërore

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha sot se një sulm ndaj Bjellorusisë do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore. “Dua të

Shtator 17, 2024 - 21:30
 0
Lukashenko: Një sulm ndaj Bjellorusisë do të thotë Luftë e Tretë Botërore

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha sot se një sulm ndaj Bjellorusisë do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

“Dua të paralajmëroj kundërshtarët tanë, rivalët tanë. Dhe ata që nuk e kuptojnë ende. Nuk ka nevojë ta bëjnë këtë. Një sulm ndaj Bjellorusisë është Lufta e Tretë Botërore”, paralajmëroi Lukashenko, raporton BelTA.

Lukashenko nënvizoi se Bjellorusia ka diçka për t’iu përgjigjur agresionit të jashtëm dhe se interesat dhe vlerat e saj do të mbrohen.

“Nuk do të lejojmë askënd të cenojë tokën e shenjtë të të parëve tanë, pavarësinë dhe sovranitetin e Atdheut tonë”, theksoi ai.

Lukashenko njoftoi më parë një përgjigje të menjëhershme ndaj shkeljes së kufirit shtetëror në rast të një sulmi të NATO-s.

Ai shpjegoi se nëse fillojnë ndonjë veprim kundër Bjellorusisë, “ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, kujton agjencia bjelloruse.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.