Atentati ndaj Trump, gazetarja e VOA-s: FBI po vijon kontrollet, ai ka qenë i dënuar! Po merren në pyetje dhe…

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari, ka dhënë detaje nga atentati i dytë ndaj kandidatit republikan për president në SHBA, Donald Trump. Në një lidhje live në emisionin Open në News 24, Cenkollari theksoi se autori Ryan Routh u afrua 365-455 metra pranë Trumpit, duke pasur një armë në dorë. Ajo tha se autori […]

Shtator 17, 2024 - 22:40
 0
Atentati ndaj Trump, gazetarja e VOA-s: FBI po vijon kontrollet, ai ka qenë i dënuar! Po merren në pyetje dhe…

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari, ka dhënë detaje nga atentati i dytë ndaj kandidatit republikan për president në SHBA, Donald Trump.

Në një lidhje live në emisionin Open në News 24, Cenkollari theksoi se autori Ryan Routh u afrua 365-455 metra pranë Trumpit, duke pasur një armë në dorë.

Ajo tha se autori ka qenë në Ukrainë, por nuk është bërë pjesë e skuadrave ushtarake ndërkombëtare për mbrojtjen e shtetit ukrainas, ndërsa shton se autoritetet në Ukrainë mund të kenë parë diçka të dyshimtë tek ai, ndaj dhe ai mund të jetë refuzuar.

“Autori ka qenë në Ukrainë dhe ushtarakët ukrainas kanë parë diçka jonormale tek ai dhe ai nuk është bërë pjesë e një ushtrie ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës”, tha ajo.

Ndër të tjera, Cenkollari ka treguar se FBI deri më tani nuk ka të dhëna se autori të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë, ndërsa ende vijojnë hetimet për motivin e sulmi.

“FBI tha se deri tani nuk ka të dhëna se autori të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë. Autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyet e sulmit. Po ashtu, po hetohet sesi ka mësuar ai sesi Donald Trump ishte pranë fushës së golfit. Autori nuk pranuar të flasë pa praninë e avokatit. FBI po kontrollon makinën, celularin e tij. Po merren në pyetje dëshmitarë dhe ish-kolegë të autorit.

I dyshuari ka qenë i dënuar penalisht dhe nuk kishte të drejtë të mbante armë. Autori ka qenë në Ukrainë dhe ushtarakët ukrainas kanë parë diçka jonormale tek ai dhe ai nuk është bërë pjesë e një ushtrie ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës.

Agjentët kanë vepruar me shpejtësi dhe u eliminua rreziku. I dyshuari është afruar pranë Trump 365-455 metra me armë të ngjashme me kallashnikovin. Republikanët thonë se këto atentate janë për shkak të akuzave të demokratëve, që e kanë cilësuar Donald Trumpin si një “rrezik për demokracinë”, tha gazetarja Klementina Cenkollari.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.