Panik në ajër! Avioni goditet nga stuhia, piloti bën ulje emergjente

Një avion i linjës Madellin për në Barranquilla të Kolumbisë është goditur nga një stuhi. Kjo ka sjellë panik tek pasagjerët që po

Shtator 18, 2024 - 08:25
 0
Panik në ajër! Avioni goditet nga stuhia, piloti bën ulje emergjente

Një avion i linjës Madellin për në Barranquilla të Kolumbisë është goditur nga një stuhi. Kjo ka sjellë panik tek pasagjerët që po udhëtonin.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pasagjerët janë kapur pas ndenjëseve dhe kanë bërtitur, njëkohësisht edhe duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë.

Në pamundësi për t’u ulur në tokë, piloti devioji fluturimin në vendpushimin e afërt bregdetar të Kartagjenës.

Avioni u godit nga një stuhi tropikale që solli erëra deri në 45 mph. Stuhia preku shumë zona në departamentet e Atlántico, Magdalena dhe Bolívar, duke shkaktuar dëme materiale.

Stuhia e fortë shkuli pemët, dëmtoi çatitë dhe ndërpreu energjinë elektrike në disa qytete të Kolumbisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.