VIDEO/ Arrestohet kampioni i boksit në aeroport

Oleksandr Usyk, kampioni i boksit ka rënë në prangat e policisë. Ai u arrestua në aeroportin e Krakovit. Siç shkruajnë mediat e huaja,

Shtator 18, 2024 - 09:50
 0
VIDEO/ Arrestohet kampioni i boksit në aeroport

Oleksandr Usyk, kampioni i boksit ka rënë në prangat e policisë. Ai u arrestua në aeroportin e Krakovit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, kampioni absolut i botës ishte nisur për një udhëtim në Valencia të Spanjës, për t’u stërvitur për ndeshjen e tij të radhës me Tyson Fury në Riad më 21 dhjetor.

Sportisti u ndalua më rrethana të paqarta, ku më pas u deklarua se arrestimi i tij ishte një keqkuptim.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërhyri menjëherë në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efektive”, shkruajti Usyk në llogarinë e tij në “X”.

/vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.