Shoferi dhe familjarët e Ardi Veliut pjesë e grupit kriminal, SPAK dërgon për gjykim dosjen

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliut dhe familjarë të tij, që akuzohen për grup

Shtator 18, 2024 - 11:20
 0
Shoferi dhe familjarët e Ardi Veliut pjesë e grupit kriminal, SPAK dërgon për gjykim dosjen

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e shoferit të ish-drejtorit të policisë Ardi Veliut dhe familjarë të tij, që akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

GJKKO pranoi kërkesn e të pandehurve për gjykim të shkurtuar ku në rast dënimi do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit. Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj, dhe dy vajzat e tyre u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të njëngrupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona.

Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari që ka dyqanin qendror në Tiranë.

Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.