Blinken mbërrin në Egjipt, do të diskutohet armëpushimi në Gaza

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka mbërritur në Kajro për t’u takuar me zyrtarë të lartë egjiptianë për të diskutuar dhe

Shtator 18, 2024 - 11:20
 0
Blinken mbërrin në Egjipt, do të diskutohet armëpushimi në Gaza

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka mbërritur në Kajro për t’u takuar me zyrtarë të lartë egjiptianë për të diskutuar dhe nxitur një armëpushim të mundshëm në Gaza.

Ai nuk është planifikuar të vizitojë kryeqytetet e tjera arabe apo Izraelin.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, objektivi i vizitës së tij ishte adresimi i përpjekjeve negociuese me zyrtarët egjiptianë.

 “Blinken do të takohet me zyrtarët egjiptianë për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Gaza që siguron lirimin e të gjithë pengjeve, zbut vuajtjet e popullit palestinez dhe ndihmon në vendosjen e sigurisë më të gjerë rajonale”, thuhet në deklaratë.

Ky është udhëtimi i 10-të i sekretarit amerikan Blinken në Lindjen e Mesme që kur Izraeli nisi sulmet në Rripin e Gazës më 7 tetor. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.