Klubi i madh i serisë A bën lëvizjen e bujshme, shkarkohet trajneri pas 4 javësh

Roma ka vendosur të shkarkojë Daniele de Rosin pas 4 javëve të para të kampionatit. Verdhekuqtë kanë zhgënjyer këtë start duke grumbulluar vetëm 3 pikë në katër ndeshje. De Rosi zëvendësoi Murinjon sezonin e kaluar. “AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rosin nga roli i trajnerit të ekipit të parë. Vendimi i klubit […]

Shtator 18, 2024 - 11:45
 0
Klubi i madh i serisë A bën lëvizjen e bujshme, shkarkohet trajneri pas 4 javësh

Roma ka vendosur të shkarkojë Daniele de Rosin pas 4 javëve të para të kampionatit.

Verdhekuqtë kanë zhgënjyer këtë start duke grumbulluar vetëm 3 pikë në katër ndeshje. De Rosi zëvendësoi Murinjon sezonin e kaluar.
“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rosin nga roli i trajnerit të ekipit të parë.

Vendimi i klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij.

Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim. Do të vijojnë komunikimet mbi udhëzimet teknike të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit Italian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.