“Shuplakë” të fortë Serbisë, ministri-Gjuriçit: Nuk shtrëngohen duart me një kriminel lufte

Estonia i ka dhënë një “shuplakë” të fortë diplomatike Serbisë. Ministri i jashtëm i këtij shteti, Margus Tsahkna, priti në një takim homologun nga Beogradi, Marko Gjuriç. Gjatë bisedës diplomati nga Estoni kritikoi ashpër qasjen e Serbisë që ulet në disa karrige, përfshirë atë të Rusisë. “Zhvillova një takim me Gjuriç të cilit i nënvizova […]

Shtator 18, 2024 - 12:25
 0
“Shuplakë” të fortë Serbisë, ministri-Gjuriçit: Nuk shtrëngohen duart me një kriminel lufte

Estonia i ka dhënë një “shuplakë” të fortë diplomatike Serbisë. Ministri i jashtëm i këtij shteti, Margus Tsahkna, priti në një takim homologun nga Beogradi, Marko Gjuriç. Gjatë bisedës diplomati nga Estoni kritikoi ashpër qasjen e Serbisë që ulet në disa karrige, përfshirë atë të Rusisë.

“Zhvillova një takim me Gjuriç të cilit i nënvizova se është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që përpiqet të minojë sigurinë e Europës dhe sovranitetin e Ukrainës”, njofton ministri estonez. Ai i bën thirrje Serbisë, që si vend kandidat, të njehësojë politikat e saj me ato të Bashkimit Europian.

“Mbështes dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të çon drejt paqes”, përfundon njoftimin zyrtari. Nga ana tjetër, Gjuriç bëri me dije se përsëriti propagandën serbe duke pretenduar se serbët në Kosovë janë në një situatë të rëndë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.