Qëllohet me armë shqiptari në mes të Athinës, detajet e para nga ngjarja e rëndë

Një 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë mëngjesin e sotëm në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kerameikos” të Athinës. Sipas mediave greke, kanë qenë 3 persona të cilët qëlluan me armë zjarri në këmbë shtetasin shqiptar. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Në vendngjarje policia gjeti […]

Shtator 18, 2024 - 13:00
 0
Qëllohet me armë shqiptari në mes të Athinës, detajet e para nga ngjarja e rëndë

Një 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë mëngjesin e sotëm në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kerameikos” të Athinës.

Sipas mediave greke, kanë qenë 3 persona të cilët qëlluan me armë zjarri në këmbë shtetasin shqiptar.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje policia gjeti 6 gëzhoja. Ndërsa autori/ët janë arratisur, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa pritet të zbardhen nga hetimet dhe nga dëshmia e shqiptarit të plagosur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.