Skandali në Onkologjik, mjeku Edmond Gashi lihet në “arrest shtëpie”. Shfuqizohet masa për Qirjazin dhe Halil Gashin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, ndërsa është shfuqizuar masa për zv/drejtoreshën e QSUNT, Brikena Qirjazi dhe Halil Gashin. Po ashtu, Apeli i GJKKO-së ka ndryshuarmasën e sigurisë për farmacistin Florian Marku, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Zbulimi i skandalit në Spitalin Onkologjik nxori […]

Shtator 18, 2024 - 13:50
 0
Skandali në Onkologjik, mjeku Edmond Gashi lihet në “arrest shtëpie”. Shfuqizohet masa për Qirjazin dhe Halil Gashin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, ndërsa është shfuqizuar masa për zv/drejtoreshën e QSUNT, Brikena Qirjazi dhe Halil Gashin. Po ashtu, Apeli i GJKKO-së ka ndryshuarmasën e sigurisë për farmacistin Florian Marku, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Zbulimi i skandalit në Spitalin Onkologjik nxori në pah sesi mjekët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nuk i jepnin shërbimin e duhur pacientëve, por i orientonin drejt spitaleve private.

Dosja po  hetohet nga SPAK, pasi më herët prokuroi i Tiranës Bledar Valikaj shpalli moskompetencë.

SPAK tashmë do hetojë skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.