Ministri Hoxha takohet me përfaqësuesit e BE në Berlin, ambasada gjermane zbulon detajet

Ambasada gjermane ka reaguar në lidhje me takimin e mbajtur në Berlin me përfaqësuesit e BE. I pranishëm në takim ishte edhe ministri

Shtator 18, 2024 - 14:40
 0
Ministri Hoxha takohet me përfaqësuesit e BE në Berlin, ambasada gjermane zbulon detajet

Ambasada gjermane ka reaguar në lidhje me takimin e mbajtur në Berlin me përfaqësuesit e BE. I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se janë diskutuar për masat që duhet të përmirësohen për krimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, migracioni i parregullt, krimi i organizuar.

“Në kuadër të Procesit të Berlinit, Ministrat e Brendshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor u takuan dje me Ministren Federale Faeser, si dhe përfaqësues të BE-së dhe shteteve të tjera evropiane. Nga pala shqiptare mori pjesë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha
U diskutuan masa të shumta për përmirësimin e bashkëpunimit në luftën kundër:
Migracionit të parregullt
 Krimeve të kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore
 Krimit të organizuar
Konkretisht, ndër të tjera, do të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave dhe rajoni do të lidhet më shpejtë me Sistemin Evropian për Krahësimin e të Dhënave Biometrike të Azilkërkuesve”, shkruan ambasada gjermane. /vizionplus.tv
 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.