Telefonat në shkollë, qeveria greke merr masa: Do vendosim bllokues valësh nëpër klasa

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se qeveria e tij do të ndërmarrë disa masa në mënyrë që të evitojë përdorimin e celularëve nga

Shtator 18, 2024 - 14:50
 0
Telefonat në shkollë, qeveria greke merr masa: Do vendosim bllokues valësh nëpër klasa

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se qeveria e tij do të ndërmarrë disa masa në mënyrë që të evitojë përdorimin e celularëve nga nxënësit në orarin mësimor.

Ai theksoi se do të vendosen bllokues valësh në institucione arsimore.

Gjatë takimit me Presidenten e Republikës, Katerina Sakellaropoulou, ai tha se ky është një vendim që ai e ka diskutuar me ministrin e Arsimit.

“Unë e konsideroj shumë të rëndësishëm angazhimin për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë shkollës. E kuptojmë kur themi celularin në çantë. Çështja është se ne të gjithë e kuptojmë se kjo ndihmon vetë procesin e të mësuarit. Kemi diskutuar për furnizimin e shkollave me bllokues valësh, në mënyrë që nxënësit të mbyllin celularët dhe t’i marrin kur të dalin ”, tha konkretisht Kyriakos Mitsotakis.

Përveç kësaj, kryeministri grek theksoi se ekziston mundësia që nxënësve t’iu merren celularët në nisje të mësimit dhe t’i marrin në përfundim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.