Mjeku Gashi mbetet në arrest shtëpie, Apeli zbut masën e sigurisë për të akuzuarit e tjerë te “Onkologjikut”

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në arrest shtëpiak mjekun onkolog, Edmond Gashi i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës në detyrim paraqitje.

Shtator 18, 2024 - 15:05
 0
Mjeku Gashi mbetet në arrest shtëpie, Apeli zbut masën e sigurisë për të akuzuarit e tjerë  te “Onkologjikut”

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në arrest shtëpiak mjekun onkolog, Edmond Gashi i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës në detyrim paraqitje.

Ndërkohë, zëvendës drejtoresha e qendrës spitalore universitare Nënë Tereza, Brikena Qirjazi do të hetohet në gjendje të lirë, pasi Apeli i shfuqizoi masën detyrim paraqitje.

Shkalla e dytë e gjykatës mori po të njëjtin vendim si për Qirjazin, edhe për farmacistin Halil Gashi duke e  lënë të lirë.

Edhe për farmacistin tjetër, Florian Marku, gjykata vendosi lehtësimin e masës, nga arrest shtëpie në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.