“Rrahu gjeorgjianin për pazare droge”, zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Athinë

Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Athinë. Nga të dhënat e deritanishme lidhur me plagosjen, rezulton se 3 shtetas shqiptarë kanë rrahur një shtetas gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës. Shtetasi gjeorgjian është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur […]

Shtator 18, 2024 - 15:30
 0
“Rrahu gjeorgjianin për pazare droge”, zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Athinë

Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Athinë.

Nga të dhënat e deritanishme lidhur me plagosjen, rezulton se 3 shtetas shqiptarë kanë rrahur një shtetas gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës.

Shtetasi gjeorgjian është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur njërin prej tyre, pikërisht Luëshën, nga Elbasani.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.