Aktori i njohur Arben Derhemi i jep fund martesës disavjeçare me bashkëshorten e tij! Çifti “fshijnë” çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Aktori i njohur, Arben Derhemi raportohet se i ka dhënë fund martesës së tij disavjeçare me gazetaren dhe psikologen, Iva Korumi. Çifti, prindër të një vajze Darlin e cila erdhi në jetë në vitin 2009, dyshohet se janë ndarë për shkak të tradhtisë së aktorit, sipas “Popart”. Ish-moderatorja raportohet se nuk e ka falur tradhtinë […]

Shtator 18, 2024 - 16:05
 0
Aktori i njohur Arben Derhemi i jep fund martesës disavjeçare me bashkëshorten e tij! Çifti “fshijnë” çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Aktori i njohur, Arben Derhemi raportohet se i ka dhënë fund martesës së tij disavjeçare me gazetaren dhe psikologen, Iva Korumi.

Çifti, prindër të një vajze Darlin e cila erdhi në jetë në vitin 2009, dyshohet se janë ndarë për shkak të tradhtisë së aktorit, sipas “Popart”.

Ish-moderatorja raportohet se nuk e ka falur tradhtinë e tij dhe kanë marrë vendim për t’u ndarë.

Gjithashtu shihet se çifti nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, madje kanë “zhdukur” edhe fotot e përbashkëta.

Kujtojmë që Arbeni është një aktor mjaft i njohur për publikun, ai ka luajtur role të shumta por një ndër të cilat mbahet mend është roli i “Florit” ku ai e luan në serialin “Njerëz dhe Fate”.

Ndër të tjera aktori ka bërë të ditur së ky serial do të rikthehet së shpejti me seri të reja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.