Sërish sulme në Liban, shpërthejnë radiot e dorës të Hezbollah

Një raund i ri sulmesh ka nisur në Lindjen e Mesme, me dy shpërthime të reja të raportuara në kryeqytetin libanez, në periferinë

Shtator 18, 2024 - 16:45
 0
Sërish sulme në Liban, shpërthejnë radiot e dorës të Hezbollah

Një raund i ri sulmesh ka nisur në Lindjen e Mesme, me dy shpërthime të reja të raportuara në kryeqytetin libanez, në periferinë jugore të Bejrutit.

Sipas Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë dhe burime sigurie, pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu kanë shpërthyer në periferitë jugore të Bejrutit.

Shpërthimet, me fuqi të kufizuar sipas mediave ndërkombëtare, ndodhën në pjesë të ndryshme të periferisë së Bejrutit.

Shpërthimet e së mërkurës në Bejrut vijnë 24 orë pas shpërthimeve të bombave nga grupi në Liban, duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe afro 2800 të plagosur.

Lëvizja libaneze Hezbollah siguroi se Izraeli “do të marrë dënim të drejtë” pas “këtij sulmi kriminal”. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.