Aksident në Lezhë, autobusi i shkollës përplas 6-vjeçaren

Një aksident ka ndodhue në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ku shtetasi Petrit Frroku ka përplasur me autobusin që transporton nxënës shkolle një 6-vjeçare.

Shtator 18, 2024 - 17:40
 0
Aksident në Lezhë, autobusi i shkollës përplas 6-vjeçaren

Një aksident ka ndodhue në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ku shtetasi Petrit Frroku ka përplasur me autobusin që transporton nxënës shkolle një 6-vjeçare.

Shoferi është arrestuar, teksa e mitura u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.