Shpërthimet në Liban, Blinken: Shmangni përshkallëzimin e konfliktit

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken paralajmëroi sot për rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme, pasi shpërthimi i mijëra mjeteve të komunikimit

Shtator 18, 2024 - 18:05
 0
Shpërthimet në Liban, Blinken: Shmangni përshkallëzimin e konfliktit

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken paralajmëroi sot për rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme, pasi shpërthimi i mijëra mjeteve të komunikimit që i përkisnin anëtarëve të grupit libanez Hezbollah kërcënon të prishë shtysën e tij të fundit diplomatike.

Lajmet për shpërthimet erdhën ndërsa diplomati i lartë amerikan po udhëtonte për në Kajro për t’u takuar me zyrtarë të lartë egjiptianë me shpresën për avancimin e përpjekjeve për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Egjiptin.

Grupi militant i Hezbollahut u zotua se do t’i kundërpërgjigjet Izraelit, duke e akuzuar atë për aktivizimin e kamikazëve në pjesë të ndryshme të Libanit dje, të martën, duke vrarë të paktën 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe duke plagosur afro 3,000.

Izraeli nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me shpërthimet.

I pyetur për shpërthimet, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po mblidhnin ende prova, por nuk ishte në interesin e askujt të zgjeronte konfliktin.

“Është e domosdoshme që të gjitha palët të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzojë konfliktin”, tha Blinken në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij egjiptian. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.