Shkatërrohet platforma “Ghost”, lejonte kriminelët të komunikonin pa lënë gjurmë! 51 të arrestuar nga aksioni i Eurojust dhe Europol

Europol dhe Eurojust në një aksion të përbashkët me autoritete të tjera ligjzbatuese në botë kanë çmontuar një platformë komunikimi që përdorej nga

Shtator 18, 2024 - 18:30
 0
Shkatërrohet platforma “Ghost”, lejonte kriminelët të komunikonin pa lënë gjurmë!  51 të arrestuar nga aksioni i Eurojust dhe Europol

Europol dhe Eurojust në një aksion të përbashkët me autoritete të tjera ligjzbatuese në botë kanë çmontuar një platformë komunikimi që përdorej nga grupet kriminale

Platforma “Ghost” përdorej nga grupet kriminale si aplikacion i koduar për të mos u kapur nga policia. Në këtë platformë grupet kriminale kryenin një gamë aktivitetesh kriminale si trafiku i drogës, pastrimi i parave, rastet e dhunës ekstreme dhe deri te vrasjet.

Ajo që e bënte të pagjurmueshme “Ghost” ishte se në këtë platformë mund të regjistroheshe dhe ta blije pa dekalruar asnjë informacion personal.

Kjo i lejoi rrjetet kriminale të komunikojnë në mënyrë të sigurt, t’i shmangen zbulimit, kundër masave mjeko-ligjore dhe të koordinojnë operacionet e tyre të paligjshme përtej kufijve.

Gjatë operacionit të Europol dhe Eurojust u vunë në pranga 51 persona.

Në mbarë botën, disa mijëra njerëz përdorën mjetin, i cili ka infrastrukturën dhe aplikacionet e veta. Në shkallë globale, rreth një mijë mesazhe po shkëmbehen çdo ditë nëpërmjet Ghost. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.