Ivan Juric është trajneri i ri i Romës, zëvendëson De Rossi-n

Ivan Juric do të jetë trajneri i ri i Romës. Gazetari sportiv, Fabrizio Romano deklaroi se tashmë gjithçka është zyrtare. Juric ka nënshkruar

Shtator 18, 2024 - 19:30
 0
Ivan Juric është trajneri i ri i Romës, zëvendëson De Rossi-n

Ivan Juric do të jetë trajneri i ri i Romës. Gazetari sportiv, Fabrizio Romano deklaroi se tashmë gjithçka është zyrtare.

Juric ka nënshkruar kontratë me kryeqytetasit, deri në vitin 2025.

Nëse Roma kualifikohet në Champions League, Juric do të qëndrojë edhe një vit në krye të pankinës.


“Zyrtare, e konfirmuar. Ivan Jurić nënshkruan si menaxher i ri i AS Roma në kontratë të vlefshme deri në qershor 2025. Edhe një vit opsion nëse AS Roma arrin vendin në Champions League”, shkruan Romano në Facebook.

Ardhja e Juric te Roma vjen pas shkarkimit të Daniele de Rossit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.