U zbulua një dekadë më parë/ Rriten në SHBA rastet me virusin që mund të paralizojë fëmijët!

Një virus që mund të shkaktojë paralizë tek fëmijët! Është ky një ndër shqetësimet më të mëdha në SHBA që nga Shtatori i vitit të shkuar. Teksa rastet janë rritur ndjeshëm në Gusht 2024, ekspertët shëndetësorë thonë se enterovirusi D68 mund të çojë edhe në shfaqjen e një sëmundjeje të ngjashme me poliomielitin. Virusi ka […]

Shtator 18, 2024 - 20:25
 0
U zbulua një dekadë më parë/ Rriten në SHBA rastet me virusin që mund të paralizojë fëmijët!

Një virus që mund të shkaktojë paralizë tek fëmijët! Është ky një ndër shqetësimet më të mëdha në SHBA që nga Shtatori i vitit të shkuar. Teksa rastet janë rritur ndjeshëm në Gusht 2024, ekspertët shëndetësorë thonë se enterovirusi D68 mund të çojë edhe në shfaqjen e një sëmundjeje të ngjashme me poliomielitin. Virusi ka simptoma si gripi apo ftohja, por agravon në shkallë mjaft serioze, veçanërisht te fëmijët. Papritmas shkaktohet një gjendje neurologjike e cila çon në “ngrirje” të muskujve dhe humbje të reflekseve.

Çfarë duhet të dini për “D68”-ën?

Enterovirusi shkakton probleme me frymëmarrjen e fillimisht i ngjan një ftohjeje të zakonshme. Ka raste që ‘shkon’ te njerëzit pa asnjë simptomë.

Disa simptoma: Hundët rrjedhin ujë, kollë, teshtimë e shpeshtë, dhimbje trupi, dhimbje e fortë muskujsh, vështirësi në frymëmarrje, probleme me gëlltitjen, rënie imuniteti.

Në Shtetet e Bashkuara, rreziku i prekjes nga ky virus është më i lartë gjatë verës dhe vjeshtës. Kategoritë më të ndjeshme ndaj tij, janë fëmijët dhe adoleshentët.

Ky virus përhapet përmes sekrecioneve të gojës, pështymës dhe mukusit. Përshembull kur një person kollitet, teshtin ose edhe përmes prekjes. Nuk ka ende një trajtim specifik për këtë virus. Për ta shmangur, nevojitet të keni një higjienë të mirë te duart, të shmangni prekjen e vendeve të papastra apo prekjen e shpeshtë të fytyrës…

Për herë të parë ky virus u zbulua në vitin 2014.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.