I deformuan intervistën, “shpërthen” moderatorja: Më ka gënjyer që në fillim kur më ftoi

Spikerja e lajmeve Kostana Morava ka reaguar publikisht pas një interviste që ka dhënë pak ditë më parë në televizionin kombëtar Top Channel. Ajo thotë se kolegia Erjona Rusi ka gënjyer me lajmin se atë e ka ngacmuar një ish-drejtor. “Moderatorja Kostana Morava: Historia si ish-drejtori i TV më ka ngacmuar seksualisht“, ky është titulli […]

Shtator 18, 2024 - 21:10
 0
I deformuan intervistën, “shpërthen” moderatorja: Më ka gënjyer që në fillim kur më ftoi

Spikerja e lajmeve Kostana Morava ka reaguar publikisht pas një interviste që ka dhënë pak ditë më parë në televizionin kombëtar Top Channel.

Ajo thotë se kolegia Erjona Rusi ka gënjyer me lajmin se atë e ka ngacmuar një ish-drejtor.

“Moderatorja Kostana Morava: Historia si ish-drejtori i TV më ka ngacmuar seksualisht“, ky është titulli i lajmit të pasqyruar nga televizioni ku Kostana ka qenë e ftuar dhe ka dhënë intervistë.

Megjithatë, spikerja thotë se titulli është një gënjeshtër.

“Top Channel dhe Erjona Rusi kane genjyer publikun dhe mua me titullin pornografik qe i kane vene intervistes time. Nuk kam thene kurre qe me ka ngacmuar nje ish drejtor“, sqaron Kostana Morava, duke shtuar se që në fillim është gënjyer për temën dhe përmbajtjen e intervistës.

“Me ka genjyer qe ne fillim kur me ftuan. Me kane thene qe do flas per jeten time dhe me kane shkurtuar mbi 20 min te intervistes. Nuk me kane thene kurre qe do pyetem si ne prokurori per ngacmimet seksuale ne pune”, vijon Kostana.

Sqarimi i plotë i Kostana Moravës:

TOP CHANNEL dhe ERJONA RUSI kane genjyer publikun dhe mua me titullin pornografik qe i kane vene intervistes time. Nuk kam thene kurre qe me ka ngacmuar nje ish drejtor.

Gazetarja Erjona Rusi ka genjyer publikisht duke vendosur nje titull te pavertete. Une kam dhene interviste ku flas per jeten time nga e cila Erjona Rusi ka prere mbi 20 min te intervistes. Me ka pyetur a ka ngacmime ne tv dhe kam thene qe drejtuesit e mediave i ngacmojne grate.

Me ka genjyer qe ne fillim kur me ftuan. Me kane thene qe do flas per jeten time dhe me kane shkurtuar mbi 20 min te intervistes. Nuk me kane thene kurre qe do pyetem si ne prokurori per ngacmimet sexuale ne pune. Nuk me kane vene ne dijeni per titullin abuziv dhe te genjeshtert qe i kane vene intervistes. Kete ceshjte une do ta ndjek deri ne fund.

Intervista e publikuar në webfaqen e televizionit Top Channel

Kostana Morava: Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë. Kjo është e para.

Nuk kanë asnjëri guximin të ulen, të mendojnë dhe ta shohin nga perspektiva e tyre, që është gjë shumë e shëmtuar. Nuk e di nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kryesisht për një personazh, i cili është bërë për mua një problem shumë i madh në ato vite.

Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike. Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajzën e tij…”

Erjona: Pra, është i martuar?

Kostana: Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë. Kostana shtoi se personi në fjalë ka qenë drejtues televizioni.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.