Indeksimi me 4.1%, kur do të merren pensionet e reja dhe çfarë ndodh me shpërblimin e fundvitit

Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 mijë pensionistë. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në Vizion Plus se si do të funksionojë skema. Ai tha në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve të orës `19:00, të moderuar nga […]

Shtator 18, 2024 - 22:15
 0
Indeksimi me 4.1%, kur do të merren pensionet e reja dhe çfarë ndodh me shpërblimin e fundvitit

Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 mijë pensionistë.

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në Vizion Plus se si do të funksionojë skema.

Ai tha në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve të orës `19:00, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, se pensionet e reja do të merren duke filluar nga data 1 e muajit tetor.

Shifra 4.1% është rritja për çdo kategori, teksa Hado foli edhe për shpërblimin e fundvitit të pensionistëve.

Intervista:

Pyetje: Kur do të merren pensionet e reja, në tetor apo në nëntor?

Hado: Do të merren duke filluar nga data 1 tetor. Është bërë gati infrastruktura për indeksimin e pensioneve, duke filluar nga data 1 tetor për të gjitha kategoritë përfituese.

Pyetje: 4.1% është rritja e çdo pensioni apo shifër e rritjes mesatare për çdo kategori?

Hado: Çdo përfitues do të indeksohet me 4.1 %. Nuk është mesatare, por çdo llojj përfitimi individual.

Pyetje: Nga burimet zyrtare është dëgjuar që shpërblimi i fundvitit të jetë më i lartë, pritet të jetë më shumë se 5 mijë lekëshi i zakonshëm?

Hado: 5 mijë lekëshi është i garantuar sepse është i parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por qeveria në javën e dytë të tetorit do të dalë me nje propozim se sa do të jetë bonusi dhe kush do e përfitojë. Besoj në javën e dytë të tetorit do ketë diçka konkrete.

Pyetje: I përmendët pak më parë ata që përfitojnë nga kjo rritje. Kemi një shifër 790 mijë individë që përfitojnë nga kjo rritje, por jot ë gjithë janë pensionistë. Megjithatë numri i pensionistëve në Shqipëri ka ardhur në rritje apo jo?

Hado: Ne na rritet numri i pensioneve nga 15-18 mijë dhe parashikojmë që në 2024 të jetë 16-18 mijë. Janë dhe 68 mijë përfitime sepse ka individë që marrin pensionin dhe pension suplementar.

Pyetje: Ideja që pensionistët mund t’i marrin pensionet nëpërmjet shërbimeve bankare, në çfazë është kjo ide.

Hado: Instituti i Sigurimeve Shoqërore e ka deleguar këtë shërbim, por ka zgjedhur dy agjentë pagues, Postën Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë. Qytetari mund ta zgjedh vetë në cilën bankë do ta marrë apo në zyrë postare. Ne na është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ta marrin pensionin nëpërmjet bankave është e drejta e qytetarit për të zgjedhur se ku do ta tërheqin pensionin. Në marrëveshjen që kemi me bankat llogaritë e pensionistëve nuk u mbahet komision.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.