Kundërpërgjigjet Hezbollahu, sulmon Izraelin me raketa, të paktën 5 të plagosur

Të paktën dy raketa antitank u hodhën këtë të enjte nga forcat e Hezbollahut nga Libani jugor drejt Izraelit verior, sipas mediave izraelite. Informacionet e

Shtator 19, 2024 - 09:50
 0
Kundërpërgjigjet Hezbollahu, sulmon Izraelin me raketa, të paktën 5 të plagosur

Të paktën dy raketa antitank u hodhën këtë të enjte nga forcat e Hezbollahut nga Libani jugor drejt Izraelit verior, sipas mediave izraelite.

Informacionet e para tregojnë se të paktën 5 persona janë plagosur nga sulmi në afërsi të kufirit izraelit dhe më konkretisht në zonën e Galilesë së Epërme.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar në spital.

Lëvizja islamike libaneze Hezbollah gjithashtu njoftoi dje se do të vazhdonte operacionet e saj në mbështetje të palestinezëve në Gaza, pavarësisht nga një valë vdekjeprurëse e shpërthimeve të komanduara nga Izraeli.

Libani është zotuar për hakmarrje, teksa dy shpërthimet e komanduara përmes “biper” dhe radiove, kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët nuk shohin si të sigurt asnjë pajisje elektronike./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.