Alarm i kuq nga moti i keq në Itali, mijëra të evakuuar, mbyllen shkollat pezullohen trenat

Cikloni “Boris” ka goditur rëndë rajonin e Emilia-Romagna në Itali, duke sjellë një valë të motit të keq. I gjithë rajoni është prekur nga shirat e dendur, përmbytjet dhe nivelet e ujërave tepër të larta në lumenj. Shkollat do të mbesin të mbyllura në pjesën më të madhe të provincës në veri të Italisë. Alarmi […]

Shtator 19, 2024 - 10:55
 0
Alarm i kuq nga moti i keq në Itali, mijëra të evakuuar, mbyllen shkollat pezullohen trenat

Cikloni “Boris” ka goditur rëndë rajonin e Emilia-Romagna në Itali, duke sjellë një valë të motit të keq. I gjithë rajoni është prekur nga shirat e dendur, përmbytjet dhe nivelet e ujërave tepër të larta në lumenj.

Shkollat do të mbesin të mbyllura në pjesën më të madhe të provincës në veri të Italisë. Alarmi është ngritur nga portokalli në të kuq, që përbën nivelin më të lartin të mundshëm. Me mijëra persona janë evakuuar nga banesat e tyre, kryesisht në Ravena dhe Bolonja.

Ekipet e shpëtimit i janë përgjigjur mbi 500 thirrjeve për ndihmë dhe fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo persona të zhdukur.

Probleme të mëdha raportohen në qarkullim, me linja të shumta treni që janë pezulluar apo anuluar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.