Si u thur komploti iranian për të eliminuar Netanyahun, rekrutimi i biznesmenit izraelit dhe roli i turqve

Inteligjenca izraelite pretendon se Irani kishte planifikuar një komplot për të eliminuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe jo vetëm. Sipas autoriteteve izraeliti

Shtator 19, 2024 - 11:30
 0
Si u thur komploti iranian për të eliminuar Netanyahun, rekrutimi i biznesmenit izraelit dhe roli i turqve

Inteligjenca izraelite pretendon se Irani kishte planifikuar një komplot për të eliminuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe jo vetëm. Sipas autoriteteve izraeliti komploti përfshinte edhe ekzekutimin e ministrit të Mbrojtjes të vendit, Yoav Gallad, si dhe drejtorit të  hin Bet me ndihmën e një biznesmeni izraelit.

Por si do të kryhej atentati?

Sipas agjencisë së sigurisë së brendshme të Izraelit, plani iranian ishte të përdorte një biznesmen izraelit i cili kishte kaluar një kohë të konsiderueshme duke jetuar në Turqi dhe kishte marrëdhënie financiare si me turqit ashtu edhe me iranianët për të kryer atentatet.

Udhëtimi i parë në Iran

Prillin e kaluar, dy turq , Andrei Farouk Aslan dhe Guneid Aslan, dyshohet se kontaktuan biznesmenin izraelit të cilin e ftuan në vendin e tyre, në mënyrë që ai të takohej me një iranian të pasur të quajtur Edi, ku takimi do të zhvillohej në maj.

Por kur dy turqit i thanë biznesmenit izraelit se Edi nuk mund të udhëtonte nga Irani në Turqi, ai pranoi të kontrabandonte një makinë nga Turqia në Iran, ku takoi Edin dhe një pjesëtar të autoriteteve iraniane të sigurisë.

Të njëjtat informacione thonë se biznesmeni nga Izraeli kishte kërkuar fillimisht një milion dollarë para se të ndërmerrte ndonjë aktivitet.

Udhëtimi i dytë në Iran

Kjo u pasua nga një vizitë e dytë e biznesmenit izraelit në Iran, gushtin e kaluar, në të cilën ai dyshohet se ka marrë shumën prej 5000 euro si paradhënie për të filluar përgatitjet për planin.

Në atë udhëtim izraeliti, emri i të cilit nuk u përmend nga Shin Bet, përsëri udhëtoi kontrabandë nga Turqia në Iran, këtë herë me kamion, dhe u takua përveç Edit dhe me zyrtarë të tjerë të sigurisë iraniane.

Në këtë takim, atij dyshohet se iu kërkua të regjistronte lokacione në Izrael, të mblidhte informacione dhe të kërcënonte izraelitët, të cilëve Irani kishte tentuar t’i rekrutonte, por që nuk iu përgjigjën udhëzimeve të Teheranit.

Në të njëjtin takim, biznesmeni izraelit u pyet gjithashtu nëse ai mund të rekrutonte rusë dhe amerikanë për të vrarë disidentët iranianë në Evropë dhe SHBA.

Biznesmeni u akuzua të enjten./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.