Homazhet në ndër të Gerti Bogdanit/ Linda Rama merr pjesë në ceremoninë e organizuar në Parlamentin e Shqipërisë
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Linda Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel […]
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
Linda Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel në një drekë pune të organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kryeministri Ramaka ditën e djeshme ndau një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Gerti Bogdanit në një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes së ish-ligjvënësit demokrat.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkroi kreu i qeverisë.
Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e djeshme (18 Shtator). Ish-deputeti po pinte kafe me miqtë e tij në hotel Rogner, kur ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ai u gjet pa ndjenja në tualetin e hotelit dhe u dërgua në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.
What's Your Reaction?