Tava Më e Shijshme e Patateve me Kungull

Vjeshta është një nga ato stinë ku ushqimet e freskëta nuk mungojnë. Me disa kombinime perimesh të freskëta ju mund të përgatisni pjata të shëndetshme e plot shije. Një ndër to do ta shpjegojmë në recetën e sotme që AgroWeb.org ka menduar për ju. Përbërësit 1 kungull 3-4 patate 1 qepë 3-4 thelpinj hudhër 3 […] The post Tava Më e Shijshme e Patateve me Kungull appeared first on AgroWeb.

Shtator 19, 2024 - 13:55
 0
Tava Më e Shijshme e Patateve me Kungull

Vjeshta është një nga ato stinë ku ushqimet e freskëta nuk mungojnë. Me disa kombinime perimesh të freskëta ju mund të përgatisni pjata të shëndetshme e plot shije.

Një ndër to do ta shpjegojmë në recetën e sotme që AgroWeb.org ka menduar për ju.

Përbërësit

1 kungull

3-4 patate

1 qepë

3-4 thelpinj hudhër

3 lugë  paste ullinjsh

1 lugë çaji kripë

1/2 lugë çaji piper i zi

2 lugë qumësht

2 lugë vaj ulliri

Përgatija

Filloni duke prerë të gjitha perimet në kubikë. Më pas grini qepën dhe hudhrën dhe bashkojini të gjitha në një tas të thellë duke shtuar vaj ulliri, pastë ullinjsh, kripë, piper të zi dhe përzieni.

Më pas merrni një tavë kartorë shtrojeni me letër pjekje dhe vendosni në të perimet duke i shtruar me spatul.

Në fund shtoni 2 lugë qumësht ose kem qumështi për të shtuar më shumë shije.

Ndiqni furrën në temperaturën 200 gradë dhe kur të jetë ngrohur fusjni perimet të piqen

Lërini për 20-30 minuta derisa të zbuten e më pas nxirrini nga furra.

Shëbejeni në racione të vogla duke shtuar piper të zi apo rigon sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org

The post Tava Më e Shijshme e Patateve me Kungull appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.