Frika e sulmeve, ushtria libaneze shkatërron çdo pajisje të dyshimtë, thirrje qytetarëve për bashkëpunim

Dy sulmet e befta të njëpasnjëshm në Liban kanë ngjallur pasiguri dhe frikë jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek autoritetet. Pas shpërthimit

Shtator 19, 2024 - 14:30
 0
Frika e sulmeve, ushtria libaneze shkatërron çdo pajisje të dyshimtë, thirrje qytetarëve për bashkëpunim

Dy sulmet e befta të njëpasnjëshm në Liban kanë ngjallur pasiguri dhe frikë jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek autoritetet.

Pas shpërthimit të “bipers” dhe më pas të radiove të dorës, ushtria libaneze ka nisur me shkatërrimin e çdo pajisjeje elektronike të dyshimtë.

“Njësitë e specializuara të ushtrisë po shpërthejnë pagers të dyshimtë dhe pajisje komunikimi në zona të ndryshme,” bëhet e ditur.

Shpërthime të kontrolluara u kryen edhe gjatë mbrëmjes të së mërkurës , ndaj ushtria po vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të largohen nga vendet ku po ndodhin shpërthime dhe të raportojnë çdo pajisje apo objekt të dyshimtë.

Mijëra “biper” të përdorur nga anëtarët e grupit të armatosur Hezbollah shpërthyen.

Shpërthimet e radiove vranë 20 dhe plagosën të paktën 450, ndërsa shpërthimet “biper” vranë 12 dhe plagosën më shumë se 2000./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.