Kërkohej në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet në Fier
Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin Laurent Bushaj në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia. Sipas policisë, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”. “I akuzuar nga Gjykata […]
Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin Laurent Bushaj në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia.
Sipas policisë, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”.
“I akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 35-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në fshatin Kashisht, shtetasin L. B., 35 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin L. B., me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit’, njofton policia.
/a.r
What's Your Reaction?