Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet 37-vjeçari në Kavajë, procedohet në gjendje të lirë pronari

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasditen e kësaj të enjte. I riu kishte përshtatur lokalin ku punonte në Kavajë për

Shtator 19, 2024 - 17:25
 0
Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet 37-vjeçari në Kavajë, procedohet në gjendje të lirë pronari

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasditen e kësaj të enjte.

I riu kishte përshtatur lokalin ku punonte në Kavajë për aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit zyrtar, u procedua penalisht edhe pronari i lokalit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen nr. 6 Kavajë, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi  L. D., 37 vjeç, banues në Kavajë, si dhe u procedua penalisht shtetasi K. C., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.