Qëllon me armë gjahu ndaj 3 kushërinjve dhe fqinjit, plagosen dy prej tyre. Pranga 50-vjeçarit në Durrës

Një 50-vjeçar nga fshati Shkallë i Durrës ka rënë në prangat e policisë pas konfliktit me 3 kushërinjtë dhe fqinjin e tij. Siç raporton Policia, 50-vjeçari është konfliktuar brëmjen e djehsme me 3 kushërinjtë e tij në rrugën e këtij fshati dhe ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të tyre dhe fqinjit. “Specialistët […]

Shtator 19, 2024 - 17:25
 0
Qëllon me armë gjahu ndaj 3 kushërinjve dhe fqinjit, plagosen dy prej tyre. Pranga 50-vjeçarit në Durrës

Një 50-vjeçar nga fshati Shkallë i Durrës ka rënë në prangat e policisë pas konfliktit me 3 kushërinjtë dhe fqinjin e tij. Siç raporton Policia, 50-vjeçari është konfliktuar brëmjen e djehsme me 3 kushërinjtë e tij në rrugën e këtij fshati dhe ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të tyre dhe fqinjit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D”, njofton Policia.

Efektivët sekuestruan armën e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.