Ernest Muçi në situatë të pakëndshme te Beshiktash, trajneri i gjen pozicion të ri

Ernest Muçi është një situatë jo shumë komode te Beshiktashi. Me ardhjen e trajnerit të ri në fillim të këtij sezoni, holandezit Van

Shtator 19, 2024 - 17:35
 0
Ernest Muçi në situatë të pakëndshme te Beshiktash, trajneri i gjen pozicion të ri

Ernest Muçi është një situatë jo shumë komode te Beshiktashi. Me ardhjen e trajnerit të ri në fillim të këtij sezoni, holandezit Van Bronkorst, fantazisti ka humbur vendin e titullarit.

Gjysmën e mbetur të sezonit të kaluar, Muçi ishte ndër lojtarët kryesore të skuadrës, duke qenë protagonist me gola dhe asiste.

Ndërkohë, tani në një tjetër realitet, Muçi duhet të pranojë zgjidhjet e trajnerit dhe në këto ndeshjet e para, ai ka luajtur vetëm 129 minuta, madje ka shënuar edhe një gol.

Por, siç raportojnë mediat turke për Muçin, trajneri holandez ka gjetur një zgjidhje. Van Bronkorst do të përdorë si sulmues të dytë dhe jo në krah.

Këto të paktën janë të rejat e fundit nga kampi i Besiktas, që do të thotë se Muçi do të marrë më shumë minuta dhe nuk përjashtohet në luajë në krah të Imobiles përpara, duke qenë se është një futbollist që luan mirë me topin dhe njeh portën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.