Humb jetën turistja 30-vjeçare në Napoli, i ra statuja në kokë teksa kalonte poshtë një ballkoni

Një turiste 30-vjeçare nga Padova ka humbur jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë që ra nga ballkoni. Gruaja ishte duke ecur të

Shtator 19, 2024 - 17:50
 0
Humb jetën turistja 30-vjeçare në Napoli, i ra statuja në kokë teksa kalonte poshtë një ballkoni

Një turiste 30-vjeçare nga Padova ka humbur jetën në Napoli pasi u godit nga një statujë që ra nga ballkoni.

Gruaja ishte duke ecur të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur një statujë që ra nga ballkoni e goditi në kokë.

Ajo u dërgua në spital, ku dha frymën e fundit, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Në të njëjtën kohë, prokurorët kanë vënë nën hetim dy persona, të cilët dyshohet se hodhën statujën nga ballkoni i shtëpisë së tyre, e cila goditi në kokë Chiara Jaconis.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.