Pjesë e një bande kriminale në Zvicër, dy shqiptarët përfundojnë në burg

Dy shqiptarë, pjesë e një bande kriminale dolën para Gjykatës së Qarkut Wil për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi ishin kapur

Shtator 19, 2024 - 18:20
 0
Pjesë e një bande kriminale në Zvicër, dy shqiptarët përfundojnë në burg

Dy shqiptarë, pjesë e një bande kriminale dolën para Gjykatës së Qarkut Wil për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi ishin kapur me drogë në Zvicër.

Sipas mediave të huaja, dy të rinjtë shqiptarë janë dënuar me burg si dhe pas përfundimit të dënimit  do të largohen nga Zvicra drejt vendit tonë.

23-vjeçarët udhëtuan për në Zvicër në nëntor 2023 – 24 ditë larg njëri-tjetrit.

Të rinjtë u takuan në komunitetin e Zuzwil, ku ata ishin pjesë e një organizate shqiptare të trafikut të drogës.

Njëri prej tyre u arrestua nga policia gjatë pazarit të dytë të paligjshëm të drogës në Flawil, ndërsa personi i dytë është kapur në flagrancë teksa ishte duke ja mbathur me një çantë shpine plot kokainë dhe heroinë nga vendi ku policia po kryente kontrolle.

Dy shqiptarët u u dënuan me 20 muaj burgim.

Prokuroria kishte kërkuar dëbime nga vendi për shtatë ase tetë vjet. Të rinjtë duhet të paguajnë edhe shpenzimet procedurale prej 10.487 frangash ose 11.226 frangash. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.