Borrelli thotë se qëllimi i sulmeve në Liban ishte “përhapja e terrorit”

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet që i kishin në shënjestër pajisjet e telekomunikimit të përdorura

Shtator 19, 2024 - 18:20
 0
Borrelli thotë se qëllimi i sulmeve në Liban ishte “përhapja e terrorit”

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet që i kishin në shënjestër pajisjet e telekomunikimit të përdorura nga Hezbollahu këtë javë, duke thënë se kushdo që i kreu ato kishte për qëllim të “përhapte terror në Liban”.

“Kjo metodë e përdorur është e papranueshme, për shkak të dëmeve të mëdha dhe të pashmangshme kolaterale në mesin e civilëve, si dhe për shkak të pasojave të gjëra për tërë popullsinë, përfshirë frikën dhe terrorin dhe kolapsin e spitaleve”, tha Borrell.

Reagimi i njerëzve pas një shpërthimi gjatë varrimit të personave të vrarë nga shpërthimi i qindra pejxherëve në Liban një ditë më herët, e mërkurë, 18 shtator, Bejrut.

Së paku 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3.000 të tjerë u plagosën kur shpërthyen së pari pejxherët dhe pastaj radiolidhjet e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut në dy valë sulmesh të martën dhe të mërkurën.

Libani dhe Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – e akuzojnë Izraelin për kryerjen e këtyre sulmeve.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Hezbollahu, një grup i armatosur rëndë dhe i mbështetur nga Irani, ka gati një vit që shkëmben zjarr me Izraelin përgjatë kufirit Liban-Izrael.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.