Stoltenberg kërkon rritje të shpenzimeve për mbrojtjen: Pa NATO nuk ka siguri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg teksa ka folur në Fondin Gjerman Marshall ka thënë se pa Aleancën e Atlantikut të Veriut

Shtator 19, 2024 - 18:45
 0
Stoltenberg kërkon rritje të shpenzimeve për mbrojtjen: Pa NATO nuk ka siguri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg teksa ka folur në Fondin Gjerman Marshall ka thënë se pa Aleancën e Atlantikut të Veriut nuk ka siguri në Evropë.

“Evropianët duhet të kuptojnë pa NATO-n, nuk ka siguri në Evropë. 80 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s vijnë nga aleatët jo-BE. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me burimet. Bëhet fjalë edhe për gjeografinë. Pa Turqinë në Jug, Norvegjinë në Veri dhe SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar në Perëndim, është e pamundur të parashikohet siguria e kontinentit evropian”, ka thënë ai.

Shefi i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se për një dekadë shpenzimet në të gjithë aleancën janë rritur ndjeshëm dhe se tashmë objektivi për ndarje të 2 për qind të Bruto Produktit Vendor (GTP) në mbrojtje nuk është i mjaftueshëm.

“Të gjithë aleatët e NATO-s tani investojnë të paktën 2% të PBB-së në mbrojtje ose kanë plane për të arritur atje së shpejti. Dhe për herë të parë, shpenzimet totale të mbrojtjes në Evropë dhe Kanada janë mbi objektivin prej 2%. Pra, lajmi i mirë është se ne kemi përmbushur zotimin që kemi bërë dhjetë vjet më parë. Por lajmi i keq është se kjo nuk mjafton më. Kjo është arsyeja pse aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë të paktën dy për qind të PBB-së për mbrojtjen. Për të përmbushur këto objektiva të dakorduara, aleatët do të duhet të shpenzojnë dukshëm më shumë se dy për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitet në vijim”, ka thënë ai.

Stoltenberg gjithashtu ka shtuar se nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme në Evropë, pa një Ukrainë të qëndrueshme.

“Nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme në Evropë, pa një Ukrainë të qëndrueshme. Dhe nuk ka siguri të qëndrueshme për Ukrainën, pa anëtarësimin në NATO. Dera e NATO-s është e hapur. Ukraina do të bashkohet”, është shprehur ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.