E rëndë në Itali/ Një statujë ra nga ballkoni dhe e goditi në kokë, humb jetën 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare pati një fund tragjik në Napoli, pasi u godit në kokë nga një statujë që ra nga ballkoni. Vajza fatkeqe po ecte të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur papritur një statujë i ra në kokë nga një ballkon. 30-vjeçarja u dërgua në spital por nuk […]

Shtator 19, 2024 - 19:05
 0
E rëndë në Itali/ Një statujë ra nga ballkoni dhe e goditi në kokë, humb jetën 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare pati një fund tragjik në Napoli, pasi u godit në kokë nga një statujë që ra nga ballkoni.

Vajza fatkeqe po ecte të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur papritur një statujë i ra në kokë nga një ballkon.

30-vjeçarja u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte. Policia italiane ka vënë nën hetim dy persona për vrasje nga pakujdesia. Sipas autoriteteve, objekti është hedhur nga një fëmijë dhe për këtë arsye nën hetim janë vënë dy prindërit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.