Si po arrin Berisha, ta ndaj shtypin pro dhe kundër vjedhjeve të tij

Nga Mero Baze Problemi që i është krijuar familjes Berisha me publikimin e dosjes është zhgënjimi i rënd brenda demokratëve. Edhe militanti më i thekur i Berishës, kur shikon që Argita dhe burri i saj, kanë blerë vila në çdo kryeqytet të Evropës, dhe kanë përfituar nga pushteti i babit duke persekutuar pronarët e tjerë […]

Shtator 19, 2024 - 19:20
 0
Si po arrin Berisha, ta ndaj shtypin pro dhe kundër vjedhjeve të tij

Nga Mero Baze

Problemi që i është krijuar familjes Berisha me publikimin e dosjes është zhgënjimi i rënd brenda demokratëve. Edhe militanti më i thekur i Berishës, kur shikon që Argita dhe burri i saj, kanë blerë vila në çdo kryeqytet të Evropës, dhe kanë përfituar nga pushteti i babit duke persekutuar pronarët e tjerë dhe duke përdorur shtetin në dispozicion, ndjehet keq, pasi ka humbur dhe armën e fundit që Berisha përdorte për ti manipuluar, ndershmërinë familjare.

Dosja u tregon demokratëve, se janë duke shkuar pas një familje batakçinjsh, që kanë vjedhur kushërinjtë e tyre, kanë keqpërdorur demokratët në poste zyrtare për të rrjepur pasurit e shqiptarëve dhe në fund i kanë transferuar ato në vila dhe pasuri miliona euro.

Kjo është ajoi që i dhemb më shumë Berishës. Ky është dëmi më i madh që i është bëra kauzës së tij politike .
Për këtë arsye ai tani ka nevojë të ndaj opinionin brenda demokratëve, dhe të flas për gazetarë të mirë, që janë ata që nuk botojnë dosjen dhe pjesëtarë të organizatës kriminale, ata që i botojnë dosjen.

Operacioni ka filluar.

Prej dje në të gjitha emisionet që bëhen në televizione, zyra e Berishës dikton gazetarët që duhet të shkojnë në emision. Tek news 24 fjala vjen sonte kanë refuzuar Klodiana Lalën, tek MCN, zëdhënësi i Berishës ka debatuar me Ylli Rakipin, duke mos i dërguar njerëz, Tv Klani ka shkuar i ka bërë intervistë në shtëpi, ku mendohej se ka qenë në ditë zie, vetëm në prani të Lirisë, për të mos e shqetësuar, e kështu me radhë.

Ajo që Berisha synon të arrij është të orientoj demokratët e zhgënjyer që ku të lexojnë dhe ku të shikojnë emisione rreth dosjes së tij. D.m.th. është duke u thënë shikoni ato emisione që nuk kanë gazetarë dhe ato media që marrin vetëm Argitën dhe Saliun vetëm pa oponentë, ose me gazetarë të familjes.

Duke anatemuar gazetarët që nuk i ka nën kontroll Berisha është duke i thënë demokratëve, mos i besoni ata se janë shpifje ato që lexoni, por shikoni ato emisione ku flas unë dhe Argita. D.m.th. dëgjoni gënjeshtrat tona.

Për hir të së vërtetës, beteja e re e Berishës po tregon njëkohësisht dhe për dy standardet që po përdor media për dosjet e SPAK. Fjala vjen kur bëjnë emision për dosje të SPAK të Ilir Beqjas, Arben Ahmetaj apo dikujt tjetër nga mazhoranca, merren në studio kritikë të ashpër të qeverisë dhe nga ajo raca e gazetarëve që “kanë burimet” e tyre për gjithçka. Tani që burimet janë sheshit, tani që dosja është publike, të njëjtat emisione dhe moderatorë, marrin vetëm Argitën , Saliun dhe disa memecë që mezi mbajnë lotët kur dëgjojnë “vuajtjet” e tyre duke vjedhur Shqipërinë.

Kjo nuk është më një beteje për ti shpëtuar drejtësisë por një betejë e fundit për të mbajtur rreth vetes kë budalla të munden, nga tufa tru shpëlarë e demokratëve.

Është duke “deklasuar” gazetarët që ka kundër për tu thënë tru shpëlarëve të vet, të mos besojnë ato që thuhen se ata kanë vjedhur, kanë plaçkitur, dhe kanë blerë vila nëpër Evropë. Kanë frikë se mos mbeten dhe pa ata pak budallenjtë që i besojnë akoma.

I duhen si ushtarët e fundit që do të shoqërojnë deri në varrë, Faraonin majë Penxheres.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.