“Balancuesi” mes shqiptarësh, mungon ekuilibri

Nga Liridona Beqiri *Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të mekanizmit të “balancuesit”, mot i ftohtë e i zymtë politik ka kapluar këtë vend, bashkë me balancuesin është ngrirë edhe takti logjik i politkanëve e vetëm gjaku […]

Shtator 19, 2024 - 20:10
 0
“Balancuesi” mes shqiptarësh, mungon ekuilibri

Nga Liridona Beqiri

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të mekanizmit të “balancuesit”, mot i ftohtë e i zymtë politik ka kapluar këtë vend, bashkë me balancuesin është ngrirë edhe takti logjik i politkanëve e vetëm gjaku s’po ju ngrin. Mirë që ende nuk po ngrihet fjala e lirë e të paktën nuk është policuar, sepse ka ende shqiptarë që nuk ju lënë të “ndjeheni mirë” në atë që bëni.

Elementet e identitetit kombëtar dhe avansimit të shqiptarëve tanimë në vazhdimësi po damkosen e nëpërkëmen nga lloj-lloj bejlerësh e bajraktarësh politik të cilët luftën e vazhdueshme për pushtet e bëjnë mbi parimin kush është më shqiptar se tjetri e në ndërkohë s’kanë se si i fshehin “klikat” me ata që ashpër luftojnë mbi parimin kush është më antishqiptar se tjetri. Jo çuditërisht kastës politike shqiptare i intereson me shumë të mbajë lojen akuzë – kundërakuzë sesa të brengoset për qulltësinë intelektuale që dëshmojnë në mbrojtjen e shqiptarit në një sistem antishqiptar dhe po zhbëjnë cfardo lloj nyje mes shqiptarësh. Më kot shitemi si pako e konsoliduar me “gen-eds” kur nuk jemi të prirur të mbrojmë me zell asgjë tonën, qoftë edhe shqiptarin e keq përballë tjerëve.

Më kujtohet koha e studimeve të mija në Fakultetin juridik në Shkup, periudhë pas konfliktit të armatosur të 2001-shit, ku shumë nga profesorët e këtij Universiteti llogariteshin si koka themeluese e shtetit, cilësi elitare për shtetasit maqedonas që ushtronin staturë monoetnike në cdo ligjeratë. Për këto high cult profile me shumë halle frustruese ndaj shqiptarëve, ishte e vështirë të ndjesh përndritjen e studentes shqiptare përball tyre. Për dreq kam dhe emrin që ju plaste veshët cdoherë që e dëgjonin atë, edhe pse në të shqiptuar tingëllon shumë internacional por gjithmonë insistonin të dijnë kuptimin duke iu referuar 4 shkronjave të para-Liri. Pa përtesë j’ua thoja përkthimin bukfal e në ngurtësi prisja ndëshkimin e mundëshëm nga ky guxim, i pamenduar ndoshta. Mbaj mend që ishte i vogël numri i shqiptarëve ngaqë shumica zgjidhnin të studionin në Universitetin e Tetovës për të cilin njëri nga profesorët e mi “shqiptarodashës” e quajti “fëmijë të vdekur” por që ky fëmijë në kohën kur studijoja unë, vetëm se kishte mbushur vitet për të qenë maturant! Shumë pak të diplomuar në atë kohë kishim fatin dhe mundësinë të ndjehemi të barabartë në shtetësi duke marrë poste administrative në institucionet shtetërore, mundësi e vështirë asokohe për shqiptarët, aq më shumë ato apartiak! Mekanizmi i balancuesit mundësoi mbushjen e stërmbushjen e institucioneve me shqiptarë, gjithmonë fillimisht me pozita shumë të ulëta. Një sistem meriotkracie e jo mentorial i munguar ndër vite, ju solli avantazh shumëkujt që nuk ishte i denjë për pozitën e dhënë e në ndërkohë shqiptarët ngushëlloheshin me arsyetimin- mjafton që është shqiptar (mund të jesh edhe keqëdashës, destruktiv e budalla por mjafton të jesh shqiptar). Nga këtu kushdo që i varfëron të zgjuarit është asocial i shkalluar!

E gjitha kjo është një gjenezë e problemit me të cilin përballet një shqiptar i papunësuar sot, nga defektet e mosfunksionimnit të mekanizmave të përfaqësimit adekuat e cilësor. E cdo shqiptar pa cilësi profesionale nuk e ka problem shtirjen e identitetit në shkëmbim të fitimeve personale. E njejta, ndoshta edhe më keq tek pala maqedonase, por një gjë që atyre ndër trysni ju funksionon është që përballë njëri tjetrit janë ujqër por kopenë e bëjnë tok kur kanë shqiptarët përballë, ghjithmonë me shënjestër të qartë, në zhdukjen e korumit të shqiptarëve.

Një goditje e rradhës e Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti më paqeruajtës dhe garantues i stabilitetit gjithëpërfshirës i proceseve zhvillimore e mbi gjitha përfaqësimit adekuat, garancia më e sigurtë për një vend me tendencë evropiane. Ndonëse me shumë të meta në realizim, përsëri shumë organik dhe i papajtueshëm me ecurinë aktuale të zhvillimeve politike. Sot ndaj të njejtës po shikohet si në fleterrufe revolucionare, gjoja në emër të meritokracisë. E gjithë kjo shkakton halucinacione sepse të krijon realitet të rremë. Mirë, për vete drogohuni sa të doni nga ky opium antishqiptar por mos na impononi dhe ne që jemi high nga natyra kombëdashës!
Njohja e historisë është parakusht për të ndërtuar të ardhmen, duke e mbajtur atë larg nga butaforitë e politikave centraliste. Jam pro kursit të mentalitetit për barazi etnike por vetëm me cilësi dhe profesionalizëm ,zbatimin në praktikë të të gjitha të drejtave të siguruara me Kushtetutë, sepse është e vetmja mënyrë për të zbatuar patriotizëm racional dhe jam rrënjësisht kundër sajimit të ekzemplarëve të ndryshme në tentim të anashkalimit të përfaqësimit të drejtë etnik.

Por pse e gjithë kjo vuajtje kombëtare për pushtet?! Shumë broshe antishqiptare në palltot e pushtetarëve lakmitar. Me hise të dështuara e tmerrësisht qesharak, janë bërë për studim e analizë psikologjike.

Uroj që mediatizimi dhe eventizimi i nismave të tilla të mbeten vetëm lojra mes politikanësh dhe jo vula që do japin dekrete mizore për fatin e shqiptarëve si kuadro.

Po na ‘rrahin’ urtë e butë, po na zhveshin e na çjerrin e demaskojnë, po na dëmtojnë bërthamën kombëtare e po na japin role përmes të cilave lajnë duart në teatrin joetik të politikbërjes.
Kujtoni idiomën ”Burri i rahur nuk del në rrugë derisa t’a kthen nderin në vend!”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.