E hoqët nga lista dhe e larguan nga strukturat e PD! Mos përdorni vdekjen e Gertit, o hiena e vampirë politikë

Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje” në funeralin e Lamtumirës të Gerti Bogdanit. A ishin këta, duke filluar që nga dy kryetarët e PD-së Luli dhe Saliu, e me aprovimin unanim të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD, që aprovuan njëherë ta vinin në vend të 12 në listë […]

Shtator 19, 2024 - 20:35
 0
E hoqët nga lista dhe e larguan nga strukturat e PD! Mos përdorni vdekjen e Gertit, o hiena e vampirë politikë

Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje” në funeralin e Lamtumirës të Gerti Bogdanit.

A ishin këta, duke filluar që nga dy kryetarët e PD-së Luli dhe Saliu, e me aprovimin unanim të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD, që aprovuan njëherë ta vinin në vend të 12 në listë e Tironës në 2017 dhe pastaj e hoqën fare nga lista për deputet në 2021 dhe e larguan nga të gjitha strukturat e PD!

Sot dolën si gojë të shqyera krokodili duke folur për vlerat që kishte Gerti, si qytetar, intelektual, komunikues, politikan etj.

Sigurisht dhimbja dhe tronditja që pati qyteti i Tironës me një djalë model në të gjitha drejtimet, tregon se si ky djalë i mrekullueshëm me plot kuptimin e fjalës, ju imponua qytetarëve të Tironës me dashuri, thjeshtësi, mirësi. Kjo është arsyeja që Tirona u trondit keq më lajmin e zi për Gertin e tyre të dashur.

Po këto vlera nuk mund të bashkëjtonin me xhahilët, injorantët, primitivët, hajdutët e parasë dhe pronave publike e qytetare të Tironës që e kanë masakruar Tironën deri në shpërfytyrim, gjë që Gertit, i dhimbtte në shpirt qyteti i tij dem-baba demm si një familje me vlera e Tironës dhe ndërtimin e saj. Vlera që jo rastësish paraqiteshin tek Gerti. Tironcit kanë një shprehje: “Shko bari në rrojët”. Gerti, megjithëse ekselent në çdo drejtim, djalë modern dhe i studiuar në Amerikë, Ai kurrë nuk ju largua vlerave të familjes së madhe Bogdani, dhe vlerave të qytetarisë dhe mirësisë dhe mirësjelljes Tironase.

Në të kundërt u ngul thellë në këto vlera dhe me jetën e tij si model fisnikërie dhe qytetarie, intiligjence dhe burrnie, i ngriti dhe më lart, në një kohë që Tironën e ka shkel në mënyrë barbare, turmat provincialiste si shkatërrim social dhe kulturor.

Gojëshqyerit e politikës së hajdutërisë dhe xhahilllikut, servilizimit dhe vanitozitet që dhe sot më shumë se për dhimbjen e Gertit, kishin shkuar për të shfaqur vanitozitetin e tyre, bënin mirë të heshtnin dhe mos të shqyenin gojët e tyre krokodiliane si vampirë dhe hiena politike.

Fytyrat dhe gojët e tyre krokodiliane, veç se ja prishën qetësinë me praninë e tyre në momentin e fundit që po largohej në Amshim.

Paqe dhe dritën e përjetshme do të kesh atje në qiell, si një YLL që do të ndriçosh nga larg errësirën e vampirëve me modelin që le.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.